“Fjalët të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen”: Edhe partia serbe nga veriu shpreh ngushëllime për rastin në Pejë

Lajme

“Fjalët të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen”: Edhe partia serbe nga veriu shpreh ngushëllime për rastin në Pejë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:54
Aleksandër Arsenijeviq

Edhe partia serbe “Mbijetesa serbe” nga veriu i Kosovës ka shprehur ngushëllime për rastin e tmerrshëm në komunën e Pejës ku humbën jetën dy qytetarë.

Kjo parti – që udhëhiqet nga Aleksandër Arsenijeviq – thotë që fatkeqësi të tilla na kujtojnë të gjithëve brishtësinë e jetës dhe rëndësinë që ka mbështetja e shoqërinë në kohë të vështira.

“Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe pikëllimin që ndjejmë për këtë tragjedi të tmerrshme,” – shkruan Mbijetesa Serbe.

Kjo parti tutje shkruan se pavarësisht se çfarë komune apo komuniteti i përkasim, (sic.) të gjithë jemi pjesë e një familjeje më të madhe njerëzore që duhet të pajtohen dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Statusi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat