Për librat e gjuhës shqipe, Qeveria e Serbisë mban peng nxënësit e Luginës

Lajme

Për librat e gjuhës shqipe, Qeveria e Serbisë mban peng nxënësit e Luginës

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:33
Liibrat e gjuhës shqipe

Tekstet në gjuhen shqipe vazhdojnë të mbesin shqetësim për nxënësit e komunave të Luginës së Preshevës. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) ka reaguar të hënën pasi Ministra serbe e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për lejen e përdorimit të teksteve të gjuhës shqipe për klasat e ulëta dhe për të tekstet e matematikës në gjimnaz.

“Shtëpia botuese, e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSh ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimnaz). Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthejë përgjigje. Më datë 14.08 janë  bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje”, ka shkruar Nevzat Lutfiu, kryetar i KKSh-së.

Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, ai thotë se i ka dërguar kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.

“Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Lutfiu në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat