“Deri në 4 gra mund të marrësh në Dubai” – Shqiptari tregon kushtet e burrit…

Lajme

“Deri në 4 gra mund të marrësh në Dubai” – Shqiptari tregon kushtet e burrit…

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Poligamia mbetet një nga temat më të diskutueshme jo vetëm në botën myslimane, por edhe përtej.

Ajo ka qenë praktikuar që nga kohët e lashta dhe justifikohej me kusht riprodhimin e fëmijëve. Sot, poligamia nuk është e detyrueshme për myslimanët, dhe në disa raste krejtësisht e ndaluar. Kjo është për shkak të rregullave dhe rregulloreve të caktuara të vendosura nga Kurani.

Besohet se një burrë mund të martohet përsëri vetëm me lejen e gruas së parë. Por sa e është e vërtetë?

Në shumicën e vendeve myslimane poligamia është e lejuar dhe normë ligjore. Por jo kudo. Në Turqi është e ndaluar me ligj që nga fillimi i shekullit të kaluar. Gjithashtu nuk është e lejuar në Algjeri dhe Tunizi. Një parakusht për të hyrë në një martesë të dytë në Iran është pëlqimi i gruas së parë. Dhe në Siri, Maroku, Pakistani apo Irak, ju së pari duhet të marrë një leje autoriteteve.

Franc Grami menaxher në Dubai tha në emisionin GoodMorning Albanias në Euronews Albania se në këtë vend një burrë lejohet të marrë deri në 4 gra, por duhet të plotësojë disa kushte.

“Në Dubai si vend mysliman lejohen martesat e një burri me deri në 4 gra dhe ka qenë gjithmonë për vendasit. Lejohen sepse këtu islami është feja  që praktikohet dhe të gjithë vendasit sipas rregullave të tyre lejohet të marrin deri në 4 gra, por që ka disa kushte që duhet të plotësohen. Personi në fjalë,  burri duhet të ketë shumë  prona; duhet t’i blejë nga një shtëpi, makina, shërbyese secilës grua, duhet t’i plotësojë çdo kusht”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat