Debat i ashpër: A e njeh 17 shkurtin? – Po bën pyetje banale!

Lajme

Debat i ashpër: A e njeh 17 shkurtin? – Po bën pyetje banale!

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:38
Ridvan Berisha dhe Fatime Hajdari

Debat i ashpër po zhvillohet në emisionin “Politiko” ku gazetari Rid Berisha ka vijuar me disa pyetje ndaj panelistëve tjerë.

“Kush ka rënë prej Policisë me 25 korrik 2011. Çka ka ndodh në dy pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak”, ka pyetur pareshtur disa herë Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krenar Shalës duke ia marr si me shaka këto pyetje.

“le bre se gjëegjëzë është tu bë”, është shprehur Shala.

Berisha menjëherë i është kundërpërgjigjur Shalës duke e pyetur se “gjëegjëzë të duket rënia e Enver Zyberit?”

Berisha nuk ndalët së pyeturi duke vazhduar me pyetje

“Fatime, a e njeh 17 shkurtin e 2008’es ti”

Në anën tjetër, komentatorja politike Fatime Hajdari nuk ka dashur t’i përgjigjet Berishës, duke quajtur pyetje provokuese.

“Këto pyetje janë banale, ne nuk kemi nevojë me ra këtë nivel për me diskutuar më”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat