AGK-ja dënon kërcënimin ndaj gazetarit Korab Rexhepi

Lajme

AGK-ja dënon kërcënimin ndaj gazetarit Korab Rexhepi

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:36
Korab Rexhepi

Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar gazetari i DTV, Korab Rexhepi.

Nga AGK kanë thënë se Rexhepi ka njoftuar se është kërcënuar me mesazhe nga M.B., të cilit  i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton.

Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime janë të papranueshme dhe ftojmë Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat