Daçiq kërkon ndihmë nga Lavrovi për Kosovën

Lajme

Daçiq kërkon ndihmë nga Lavrovi për Kosovën

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:36
Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, sot në Moskë e ka pranuar Ivica Daçiqin, ministër serb i jashtëm në largim raportojnë mediat ruse.

Lavrov e ka ftuar Daçiqin, me pretekst “që të shikojnë së bashku ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet Rusisë dhe Serbisë”, e cila fillon në orën 20:00 sipas kohës lokale.

Si bashkëkryetar i Komitetit Ndërqeveritar rus dhe serb për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik dhe Shkencor-Teknik, Daçiq do të takohet edhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse dhe bashkëkryetarin e pjesës ruse të Komitetit Ndërqeveritar Maksim Reshtnikov.

Siç është paralajmëruar nga zyra e Lavrovit, ai do të do të diskutojnë me Daçiqin për çështjet e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ruso-serb, si dhe “do të shkëmbejnë mendime” për situatën në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit, dhe do të diskutojnë për problemet aktuale ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat