Lajçak takon Gjuriqin, diskutojnë për dialogun me Kosovën

Lajme

Lajçak takon Gjuriqin, diskutojnë për dialogun me Kosovën

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 09:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut.

Kështu ka shkruar Lajçak në një postim në “X”.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në BE.

“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat