Ibishi: Serbia të kushtëzohet për arrestimin e Radoiçiqit

Lajme

Ibishi: Serbia të kushtëzohet për arrestimin e Radoiçiqit

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 18:50
Ish-ushtaraku Ismet Ibishi

Ish-ushtaraku Ismet Ibishi ka thënë se duhet të kushtëzohet Serbia për arrestimin e Milan Radoiçiqit lidhur me agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në Info Magazine, ai ka theksuar se para drejtësisë duhet të dalin kriminelët që kanë plane në dëm të Kosovës.

“E para që duhet të ndodh këtu është të kushtëzohen bisedimet e mëtejshme çka të bisedosh me ata që vazhdojnë të armatosin e trajnojnë për të bërë më të keqen në Kosovë”.

“Mendoj se para drejtësisë duhet të dalin së pari ata kriminelë që kishin plane jashtëzakonisht të rrezikshme për rendin publik dhe për çështjen e shtetit dhe lirinë e Kosovës”, ka thënë Ibishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat