​Ndërron jetë bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së Xheladin Gashi - Komandant Plaku

Lajme

​Ndërron jetë bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së Xheladin Gashi - Komandant Plaku

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 19:53
Shefkije (Elshani) Gashi

Ka ndërruar jetë sot Shefkije (Elshani) Gashi, bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashi - Komandant Plaku.

“Me pikëllim e dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot më datë 1 gusht 2024 ka ndërruar jetë e shtrenjta jonë Nëna Shefkije (Elshani) Gashi, bashkëshortja e themeluesit të UÇK-së, Xheladin Gashit Komandant Plaku. Nënë të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, tani pusho e qetë nënë, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ceremonia e varrimit mbahet nesër më 2 gusht 2024 në orën 16:00, në varrezat e Fshatit Komorani III.

E pamja mbahet në Komoran nga data 3 gusht deri më 4 gusht 2024, ditë e shtunë dhe e diel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat