Nënshkruhet kontrata 4 milionëshe për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë

Lajme

Nënshkruhet kontrata 4 milionëshe për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.

Kështu njoftoi zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi.

Në një postim në “Facebook”, ai ka treguar se ky projekt kap vlerën e 4 milionë eurove.

“Rruga Regjionale R129, Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë, është projekt që arrin vlerë totale prej 4 milionë euro”, ka shkruar Durmishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat