Osmani uron Mbretin e popullin e Tajlandës për Ditën Kombëtare

Lajme

Osmani uron Mbretin e popullin e Tajlandës për Ditën Kombëtare

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin e Tajlandës dhe popullin tajlandez për Ditën Kombëtare.

Osmani tha se e vlerëson miqësinë me këtë vend dhe se pret rritje të partneritetit e afrim të popujve.

“Kosova e vlerëson shumë miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku.

Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, shkroi Osmani në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat