Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, marrin mbështetje në Istog

Lajme

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, marrin mbështetje në Istog

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë qëndruar sot në Komunën e Istogut, ku kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të disa kategorive në këtë komunë, me ç’rast kanë kanë prezantuar aktivitetet në kuadër të platformës.

Në njoftimin për media thuhet se kanë marrë mbështetje nga mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVL e UÇK-së në Istog, për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.

“Hoxha dhe Tasholli u shprehën mirënjohës për përkrahjen e parezervë nga këto kategori, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”.

“Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat