Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Lajme

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Më: 14 maj 2026 Në ora: 13:21 Përditësuar në ora: 13:19 më 14.05.2026
Hysni Mehani- Sami Lushtaku

Mehani jep njoftimin për sulm nga Lushtaku

Kryetari i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani përmes një postimi në Facebook-un e bashkëpunëtorit të tij, Bahri Zabeli ka njoftuar duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një postimi në Facebook të një anëtari të LVV-së në SKendraj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Hysni Mehanit, pretendohet se ky i fundit është sulmuar nga Sami Lushtaku.

Hysni Mehani është kryetar i LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministër në detyrë i Financave.

Rasti dyshohet se ka ndodhur të enjten, më 14.05.2026, në Skenderaj.

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.

Sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një kafeteri në qendër të qytetit.

Mehani ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa akoma s’dihen rrethanat dhe motivi.

Media do të ju mbajë të informuar me detajet e reja që do të dalin lidhur me incidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat