Është ndarë nga jeta zyrtarja policore, Hatixhe Potera.
Lajmi për vdekjen e saj ka pikëlluar familjarë, kolegë dhe të afërm, ndërsa janë shprehur mesazhe të shumta ngushëllimi për humbjen e saj.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të polices Potera.
“Me rastin e vdekjes së zyrtares policore, Hatixhe Potera, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Kolegët e saj e kanë kujtuar Hatixhe Poterën si një zyrtare të përkushtuar dhe profesionale në kryerjen e detyrës së saj.