​Aksion i Inspektoratit në zonën e Ujmanit, Pacolli: Mbrojtja e ujërave-prioritet

Lajme

​Aksion i Inspektoratit në zonën e Ujmanit, Pacolli: Mbrojtja e ujërave-prioritet

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i Ministrisë ka zhvilluar sot një aksion në zonën e Ujmanit, me qëllim rikthimin në administrim të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” të pronave që, sipas tyre, ishin të uzurpuara në veri të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Fitore Pacolli përmes postimit të disa pamjeve të punimeve në rrjetin social Facebook.

“Mbrojtja e ujërave është prioriteti ynë kryesor.

Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat