Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Lajme

Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i të zhdukurit Lirim Ruhani.

Kërkimet për 25-vjeçarin kishin vazhduar nga dita e djeshme pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues gjatë kohës që ndodhej me familjen.

Pas një operacioni kërkimi nga ekipet e shpëtimit, sot është konfirmuar FSK se trupi i tij është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

Postimi i plotë

FSK gjenë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R.

I gjithe operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimit.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat