Plagosja në Miradi të Epërme, Policia ende në vendngjarje

Lajme

Plagosja në Miradi të Epërme, Policia ende në vendngjarje

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 11:50
Policia

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Media mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.

Edhe gjatë ditës së sotme automjetet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në fshatin Miradi e Epërme.

I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat