Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Lajme

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 13:41
Ish-oficeri i policisë serbe Shaqir Lutvija

Ish-oficeri i policisë serbe Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim per krime lufte.

Vendimi është marrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë. 

Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij vitit e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat