Prilepi kërkon masa shtesë kufizuese, Gostivari në dilema

Maqedonia

Prilepi kërkon masa shtesë kufizuese, Gostivari në dilema

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:33
Gostivari

Kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski dhe Shtabi Komunal i Krizës kërkojnë ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë për mbrojtje nga pandemia Covid-19, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e komunës për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të përkeqësuar dhe shqetësuese.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, megjithatë, ka dilemë rreth vendosjes së karantinës në komunë, sepse vlerëson se kjo do të kishte pasoja të rënda mbi ekonominë lokale të Gostivarit, por si mjek vlerëson se vendosja e masës së tillë kufizuese është e domosdoshme.

“Ajo që është shqetësuese dhe alarmante është se në njëzet ditët e fundit në mënyrë drastike dhe rapide po rritet numri i të infektuarve të rinj, të hospitalizuar dhe, për fatkeqësisht, personave të vdekur. Me qëllim që ta parandalojmë këtë tendencë të frikshme të përhapjes së infektimit, Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkon ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e Komunës së Prilepit”, tha dje Jovanovski.

Kryetari i Gostivarit dje porositi se ka dilemë e cila krijohet nga funksioni kryetar i komunës dhe profesionit mjek.

“Si kryetar komune nuk jam për karantinë vetëm për shkak të mbijetesës financiare të qytetarëve. Ndërsa si mjek pa dyshim dhe është qartë, se që nesër duhet të kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria karantinë për Gostivarin. Komuna e ynë ka shumë kapacitete të fabrikave, këtu njerëzit ekzistojnë nga bizneset e vogla, dyqane për tregti, kafene dhe punëtorët kryesisht fitojnë mëditje. Do të ishte katastrofike që ato biznese të mbyllen për një muaj, pasi nuk kemi rezerva shtetërore për qëllime të tilla”, tha Taravari.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, megjithatë, paralajmëroi se nga e hëna 12 mjekë dhe 20 infermiere shtesë do t’i përforcojnë ekipet ushtarake të cilët aktualisht ndihmojnë në shëndetësi për përballje me pandeminë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat