Shekerinska: T’u japim fund armiqësive dhe mosbesimit me Bullgarinë

Maqedonia

Shekerinska: T’u japim fund armiqësive dhe mosbesimit me Bullgarinë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:45
Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot theksoi se mesazhet të cilat vijnë pre anësh tregojnë se nga republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Bullgaria pritet t’i jepet fund mosbesimit dhe armiqësisë dhe të investojnë në politikë e cila nuk do të fokusohet në të kaluarën, por politikë e cila do të sigurojë vlera evropiane tani edhe sot.

Ajo në Shtip duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çfarë punojnë grupet e punës të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të udhëhequra nga ministrat e punëve të jashtme të të dyja vendeve dhe çfarë përmban udhërrëfyesi eventual ndaj Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, i cili përmendet”, tha se për atë përgjigje mund të japin përgjegjësit.

“Kjo nuk është detyrë e të gjithë Qeverisë dhe nuk do të doja në një moment të djeshëm, për një çështje të ndjeshme, ndonjëri nga ne të improvizojë”, tha ajo. Shtoi se ajo që është e qartë sot janë mesazhet të cilat vijnë nga të gjitha kryeqytetet.

“Ajo që është e qartë sot është se mesazhet të cilat vijnë nga të gjitha kryeqytetet, nga të gjitha shtetet të cilat i dëshirojnë të mirën Ballkanit, Gjermania dhe SHBA. Sot me letrën e ish ambasadorit tonë, ndërsa i pozicionuar lartë në Stejt Departament. Filip Riker është se nga ne dhe nga Bullgaria pritet t’i jepet fund mosbesimit dhe armiqësisë dhe të investojnë në politikë e cila nuk do të fokusohet në të kaluarën, por politikë e cila do të sigurojë vlera evropiane tani edhe sot. Jo vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në Ballkan i cili dëshiron të bëhet anëtar”, theksoi Shekerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat