Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 804 pacientë nga COVID-19

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 804 pacientë nga COVID-19

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 804 pacientë pozitivë ose të
dyshuar ndaj coronavirusit. Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir trajtohen 80 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19.

Në Spitalin në Shtip trajtohen 62 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 46 pacientë, në Veles 54 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 110 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 95 pacientë, në Prilep 123, në Gostivar 52, ndërsa në Strugë 30 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 62 pacientë, në Koçan 15, në Kërçovë 20, në Kavadar 40, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë ndaj coronavirusit. Duke pasur parasysh se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cikët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.256 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime nga spitali të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat