Zaimi: Qeverisje kaotike, mbeten anësh interesat e qytetarëve

Maqedonia

Zaimi: Qeverisje kaotike, mbeten anësh interesat e qytetarëve

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Bardhyl Zaimin

Edhe për Bardhyl Zaimin 100 ditshi i parë i qeverisë së Zaevit karakterizohet me një dështim dhe zhgënjim të qytetarëve.

Zaimi në “Rruga drejt…” madje tha se kjo qeveri në këtë 100 ditsh nuk mund të justifikohet me situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, sepse sikur haroi premtimet të cilat i kishte dhënë para qytetarëve në fushatën parazgjedhore.

Zaimi gjithashtu u shpreh se aktualisht kemi një dekompozim të tërësishëm social tek qytetarët, një kaos në menaxhimin ekonomik të vendit që nënkupton mirëqenie për qytetarët. Sipas tij është koha që qeveria të reflektoj seriozisht me një projekt të mirë menduar për të nxjerr vendin nga kjo krizë.

"Ka ngecje në procesin e reformave dhe të qeverisjes, ajo që nënkupton qeverisje të mirë si koncept që vazhdimisht është trumbetuar. Kemi një qeverisje kaotike,  një qeverisje që është jashtë atij fokusi të premtimeve ose të pritjeve të qytetarëve të cilat në një farë mënyre u afishuan edhe në fushatën zgjedhore. Ky 100 ditësh është në një farë mënyre një dështim i qeverisjes. Por në fakt duhet të merren parasysh edhe disa aspekte tjera të këtij 100 ditshi, sepse që nga pranvera ne realisht kemi një situatë të jashtëzakonshme e cila paraqitet,  me pandeminë ose me Kovid-19. Edhe ky 100 ditësh është inercion i kësaj situate të jashtëzakonshme që ka përfshi të gjitha shtetet në botë. Sigurisht që kjo nuk paraqet element për ta justifikuar dështimin e qeverisjes në këtë 100 ditësh, por megjithatë ka determinuar punën e kësaj qeverie në këtë 100 ditësh”, tha Bardhyl Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat