Nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni sot protestojnë për heqjen e maturës shtetërore

Maqedonia

Nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni sot protestojnë për heqjen e maturës shtetërore

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Foto Ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme nga ora 15:30 deri në ora 16:30 kanë paralajmëruar protestë që do të mbahet para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Krahas protestës, do të ketë edhe bojkotim të mësimit.

Ata kërkojnë heqjen e maturës shtetërore.

“Para MASH do të mbahet edhe bojkot në shkollat e mesme.Kemi infromacione se në disa shkolla të mesme profesorët bëjnë trysni ndaj nxënësve të mos marrin pjesë në protestën dhe bojkotin. Ju inkurajojmë të dilni në protesta”, thuhet në njoftimin e thirrjes së protestës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat