Mariçiq: Nevojitet digjitalizimi në të gjitha nivelet e gjyqësisë

Maqedonia

Mariçiq: Nevojitet digjitalizimi në të gjitha nivelet e gjyqësisë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:02
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në konferencën rajonale ‘Online gjykimet gjatë kohës së pandemisë: Legjislacioni, pengesat dhe sfidat” tha se pandemia e COVID-19 rriti nevojën për digjitalizimin e gjyqësisë.

Mariçiq, siç njoftojnë nga kabinet i tij, në fjalimin e tij thotë se vendosja e teknologjisë në të gjitha nivelet do të ndikojë në vazhdimësinë e proceseve por edhe ndaj ndërlidhjes mes gjykatave.

“Jemi të vetëdijshëm se shumë e rëndësishme është që në periudhën e ardhshme të vendoset ndërlidhje informatike në nivel vertikal dhe horizontal. Gjithashtu e pamë se nevojitet digjitalizim i plotë i rasteve në mënyrë që të rritet efikasiteti, përkatësisht të përshpejtohen proceset gjyqësore dhe të zvogëlohet nevoja për prani fizike”, tha Mariçiq.

Sipas tij shtet edhe pa pandemi gjatë viteve të fundit kanë ndërmarrë hapa drejt digjitalizimit, ndërsa pandemie ishte katalizator, përkatësisht i përshpejtoi këto procese. Mariçiq foli edhe për gjykimin online që u bë në gjykatën e Kavadarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat