Bushi: Nuk ka nevojë për formimin e grupeve të punës për çështjen e nënshtetësive

Maqedonia

Bushi: Nuk ka nevojë për formimin e grupeve të punës për çështjen e nënshtetësive

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:57
Nazim Bushi

Numri dy i policisë nga radhët e BDI-së Nazim Bushi në një status në facebook ka thënë se nuk ka nevojë për formimin e grupeve të punës apo komisioneve për çështjen e nënshtetësive.

Ai më tej ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund të parashikojë apo vlerësoj mbi vullnetin e asnjë qytetari nëse ai dëshiron të marrë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa ai nuk parashtron kërkesë.

Me ndryshimin e fundit tek Ligji për të huaj, përmes Nenit 132 (nen i veçantë), është rregulluar marrja e leje-qëndrimit të përhershëm në RMV për ata qytetarë që nuk plotësojnë kushtet dhe nuk kanë dëshmi për shtetësi, por që jetojnë në vend që nga 8 Shtatori i vitit 1991. Kjo kategori e personave do të gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta me shtetasit e RMV-së, përveç të drejtës së votës, ka shkruar ai.

Por kjo që ka thënë Bushi është e pavërtetë pasi ligji aktual për brezin e dytë i cili duhet ta gëzojë shtetësinë e prindit të tij i ardhur nga një shtet tjetër, rrezikon gjithmonë këtë të drejtë nëse nuk pranohet për shtetësi në 18 vitet e para të jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat