Maqedonia e Veriut në komunikim intensiv me Komisionin Evropian

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në komunikim intensiv me Komisionin Evropian

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Pasditen e sotme u mbajt mbledhje on lajn e nisur nga Komisioni Evropian ku u adresuan të gjitha aspektet e rëndësishme për masat të cilat BE-ja i ndërmori për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në takim si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut mori pjesë Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Kalinka Gaber, e cila informoi për gjendjen si dhe aktivitetet e planifikuara dhe të ndërmarra, si dhe për nevojat Nacionale për implementimin e suksesshëm të vaksinimit kundër KOVID19 si dhe për përgatitjen e procedurave standarde operative për pranimin, trajtimin, ruajtje dhe distribuimin e vaksinave.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të KE-së për Fqinjësi dhe Negociata për zgjerim, Genoveva Luis Kalavera në fjalën e saj hyrëse informoi se krahas seriozitetit të dozave të pamjaftueshme edhe për vendet anëtare Komisioni Evropian mbetet e përkushtuar në sigurimin e vaksinave për vendet e rajonit.

Ajo informoi se KE i mbaroi përgatitjet për kahësimin e 70 milion euro mjete IPA për prokurimin për çka në tre deri katër javë deri tek autoritetet kompetente te BP6 do të dorëzohen grant marrëveshje për mbulimin e harxhimeve pêr vaksina, pajisje dhe materiale tjera.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat