Pendarovski: Djegia e flamurit bullgar, e papranueshme dhe e dënueshme

Maqedonia

Pendarovski: Djegia e flamurit bullgar, e papranueshme dhe e dënueshme

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:24
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski dënoi djegien e flamurit bullgar në Karnavalin e Vevçanit, transmeton Alsat.

“Djegia e flamurit të Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçani është e papranueshme dhe e dënueshme.

Midis fqinjëve është e nevojshme të ndërtohet besimi, mirëkuptimi dhe respekti”, thuhet në reagimin e Pendarovskit.

Aktin e djegies së flamurit Bullgar që ndodhi dje gjatë karnavalit në Vevçani e dënoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa Bullgaria përmes ambasadorit në vend, Angel Angelov ka dërguar notë verbale deri në MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat