Pendarovski konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Pendarovski konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:54
Pendarovski

Kabineti i presidentit thotë se Pendarovski është në konsultime me ekspertë juridikë dhe më pas do ta nënshkruajë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Presidenti Pendarovski bën konsultime me ekspertë juridik për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Të njëjtën ditë kur u miratua, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ligjin e ka dorëzuar te presidenti për nënshkrim dhe për shpallje të ligjit.

Pendarovski, sipas ligjit, në afat prej shtatë ditësh, duhet ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjin ose me letër ta njoftojnë kreun e Kuvendit nëse vendos të mos nënshkruajë ligjin.

Nëse presidenti vendos të mos e nënshkruajë, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin sipas Rregullores, në afat prej 30 ditëve nga miratimi i ligjit. Pas shqyrtimit të dytë të ligjit, amendamentet mund të ndryshohen vetëm sipas vërejtjeve të presidentit.

Ndryshe, ku ligj u miratua më 20 janar, ndërsa këtë ligj e mbështeti LSDM, BDI, Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa OBRM-PDUKM nuk votoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat