Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në “Telegram”

Maqedonia

Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në “Telegram”

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Mbyllet grupi me përmbajtje eksplicite të femrave në Telegram. Policia deri më tani ka ndaluar disa persona të dyshuar se qëndrojnë pas rastit. Dy persona nga Manastiri, një nga Shtipi dhe një nga Velesi.

Ata janë mbajtur në stacion policor, thonë nga Ministria e Brendshme.

Më herët gjatë ditës kryeministri Zaev njoftoi bllokimin e aplikacionit “Telegram” nëse injorohej kërkesa e autoriteteve për mbylljen e grupit.

Opozita akuzon se riaktivizimi i “Javna Soba” tregon paaftësinë e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Edhe kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, gjithashtu kërkon përgjegjësi për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat