Grafat gjatë regjistrimit, Enti i Statistikës pa përgjigje për dilemat

Maqedonia

Grafat gjatë regjistrimit, Enti i Statistikës pa përgjigje për dilemat

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, sot nuk doli me qëndrim zyrtar për të sqaruar deklaratën e tij për kufizimet në plotësimin e të dhënave për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën e qytetarit në rast se personi i regjistruar nuk është personalisht prezent.

Ditë më parë ai tha se për këtë çështje do të konsultohet dhe të njëjtën do ta shpjegojë ditët në vijim. Në prezantimin e Metodologjisë, Simovski deklaroi se gjatë regjistrimit të mërgimtarëve nga familjarët e tyre, ose të cilitdo personi që nuk ndodhet në shtëpi gjatë momentit të regjistrimit, nuk do të mund të plotësohen të dhënat për përkatësinë etnike, përkatësinë fetare dhe gjuhën të cilën e flasin, duke i cilësuar ata si çështje personale.

Neni 8 dhe neni 10 i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë e potencon qartë se të dhënat e lartpërmendura duhet të plotësohen.

Opozita shqiptare tha se këto janë tentime për falsifikimin e regjistrimit, duke shtuar se nuk do të lejojnë mosplotësimin e të dhënave për përkatësinë etnike, fetare dhe të gjuhës.

Edhe nga BDI-ja thonë se deklarata e drejtori të Entit të Statistikave është absurde. Regjistrimi i Popullsisë në terren do të bëhet nga data 1 deri më 21 prill. Regjistrimi elektronik i diasporës fillon nga 1 marsi dhe zgjat deri më 21 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat