LSDM: Milloshoski të kërkon falje për skandalin “vjedhje”

Maqedonia

LSDM: Milloshoski të kërkon falje për skandalin “vjedhje”

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:57
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM përmes një kumtese me shkrim kërkuan nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski që të merr përgjegjësi dhe të jep dorëheqje për shkak informatave se ka qenë i gjykuar dhe dënuar për vepra penale “vjedhje” dhe “falsifikim” në Gjermani.

“Milloshoski për skandalin “vjedhje” dhe për sjelljen e turpshme ndaj qytetarëve dhe shtetit duhet të kërkon falje dhe të jep dorëheqje.

Sidomos kur kundër Milloshoskit edhe para gjykatave vendore udhëhiqet lënda në të cilën dyshohet se ka kryer mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Milloshoski nuk ka fytyrë të del para qytetarëve, ndërsa shefi i tij Mickoski heshtë, në vend që ta fton në përgjegjësi morale. Me këtë, OBRM-PDUKM po dëshmon se e mbron krimin dhe korrupsionin”, thonë mes tjerash nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat