Seancë e re gjyqësore për organizatorët e “27 prillit” në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seancë e re gjyqësore për organizatorët e “27 prillit” në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.

Lënda është në procedurë të dëshmisë dhe po drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat