Tetë viktima dhe 554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Tetë viktima dhe 554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë -7, Gostivari dhe Vallandovë nga 6, Krushev dhe Bogdanci nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçan – 3, Dellçev nga 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçev nga 1.

Sot janë regjistruar 210 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë regjistruar tetë viktima. Dy pacientë nga Shkupi (77, 70) dhe nga një pacientë në Prilep (72), Kavadar (73), Ohër (71), Resnjë (68), Vallandov (66) dhe Dojran (64).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat