OBRM-PDUKM: Aktvendim për Mijallkovin nën presion të publikut

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Aktvendim për Mijallkovin nën presion të publikut

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja doli me reagim lidhur me aktvendimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”. Dafina Stojanoska, deputete dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të partisë, thotë se mbetet për t’u parë se çfarë marrëveshjesh ka mes Zaevit dhe Mijallkovit.

“Ky aktvendim është sjellë nën trysninë e ashpër të opinionit publik, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar.

Kjo është arsyeja edhe për dështimin e fazës së parë të marrëveshjes Zaev-Mijallkov, e cila paraqet shuplakë ndaj drejtësisë, edhe pse ka indikacione se është e mundur që Gjykata e Apelit të vendosë ndryshe, ku dihet se Zaevi ka ndikim të fortë.

Procedura ankimimi do të zgjasë një vit e gjysmë, prandaj ky vendim për të cilin pushteti po nxeh euforinë sillet që të fshihen marrëveshjet që bëhen prapaskenës. Është e ndershme të thuhet se ky vendim ende nuk është i plotfuqishëm”, tha Stojanoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat