Digjet makina e Konsullatës së Maqedonisë në Selanik

Maqedonia

Digjet makina e Konsullatës së Maqedonisë në Selanik

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Dje është djegur makina e Konsullatës së Maqedonisë në Selanik, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku thonë se janë në komunikim të rregullt me ​​Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Selanik dhe me institucionet kompetente të Greqisë.

“Konsullata jonë është e informuar se autoritetet greke kanë bërë inspektim të duhur dhe po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të gjetur autorët dhe motivet e mundshme të këtij rasti, dhe që përveç automjetit të diplomatit tonë, në të njëjtën periudhë, është djegur edhe një automjet tjetër në qytet”, thonë nga Ministria e Jashtme.

Ministria thekson se të dyja rastet janë objekt hetimi, për të zbuluar autorët dhe motivet, për të cilat vlerëson se në asnjë mënyrë nuk drejtohen kundër vendit tonë.

“Ne gjithashtu besojmë se ky akt vandalizmi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve miq”, thuhet në deklaratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat