Zaev–Hrisohoidis: Mbështetje për aspiratat për BE dhe zhvillim i bashkëpunimit

Maqedonia

Zaev–Hrisohoidis: Mbështetje për aspiratat për BE dhe zhvillim i bashkëpunimit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me Mihalis Hrisohoidis, ministër për mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Greqisë.

Në takim është konkluduar bashkërisht se është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Helene dhe se në dy vitet e fundit bashkëpunimi midis vendeve është në rritje.

“Vlerësohet se ndihet përparim në vendin tonë, me ç’rast është theksuar kontributi i Kryeministrit Zaev në proceset e treguara zhvilluese. Në këtë drejtim, u përcoll mesazhi se Republika Helene vazhdon t’i mbështesë aspiratat e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, brenda kornizës së marrëveshjeve ekzistuese dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se ka vendosmëri Republika Helene të luajë një rol udhëheqës në rrugën e vendit drejt BE-së. Për atë qëllim, është kumtuar se ka mbështetje politike, por gjithashtu interes për mbështetje teknike të ekipeve nga Maqedonia e Veriut që do të punojnë në kapitujt brenda procesit të pranimit në BE”, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Kryeministri Zaev i vuri në dukje përfitimet nga zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve, siç është interesi në rritje i investitorëve grekë në vendin tonë, veçanërisht në fushën e energjisë, siç është interesi për HEC Çebren, për TEC Negotinë, ose anasjelltas, përfshirjen e vendit tonë me një pjesëmarrje prej 10 për qind në projektin strategjik për gazin natyror Aleksandropolis.

“Qytetarët dhe kompanitë tashmë po i ndiejnë përfitimet nga bashkëpunimi i përforcuar sipas Marrëveshjes së Prespës, ndërsa para nesh është potencial i madh për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, si në nivelin politik ashtu edhe në atë civil”, ka thënë Kryeministri Zaev theksohet në kumtesë.

Në takim u theksuan përpjekjet për intensifikimin e bashkëpunimit midis MPB-së dhe Ministrinë për mbrojtjen e qytetarëve të Republikës Helene, përmes shkëmbimit të sotëm të planeve dhe ideve, me qëllim për të vepruar së bashku në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, migrimit të paligjshëm, sigurisë së qytetarëve. U theksua edhe angazhimi për hapjen e dy vendkalimeve kufitare afër Prespës, Markova Noga dhe Majden. Si një shembull i besimit të ndërsjellë, qëndron në kumtesë, u theksua edhe bashkëpunimi që synonte mbrojtjen e integritetit të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s dhe rregullimi teknik i përfunduar midis ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Në takim u diskutuan edhe ndihma dhe mbështetja e ndërsjellë në ballafaqimin me pasojat nga pandemiaMihalis Hrisohoidis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat