Mickoski: Kjo Qeveri është e paaftë të organizojë regjistrim të popullsisë

Maqedonia

Mickoski: Kjo Qeveri është e paaftë të organizojë regjistrim të popullsisë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:34
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së thotë se Qeveria është e paaftë që të organizojë regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij ka pasur disa pengesa në sistem dhe se është mundur që të regjistroeht secili me të dhëna të rreme.

“U dëshmua se nga diaspora mund të regjistrohet secili qytetarë që jeton në Maqedoni, dhe kjo dëshmon se Qeveria e Zaevit si për gjithçka, janë të paaftë që që të zbatojnë një proces të tillë”, shkruan Mickoski.

Mickoski shkruan se nuk do të befasohet nëse regjistrohen dhjetëra miliona mërgimtarë nga disaspora.

“Regjistrimi në Maqedoni është caktuar të fillojë më 1 prill. Ajo që ndodh me regjistrimin e diasporës në mënyrë elektronike, ashtu siç propozuam, por edhe atëherë edhe tani kërkojmë që të fillojë pasi të vendoset siguria në sistem”, shkruan Mickoski.

Ai thotë se deri më 1 prill ka mundësi që të propozojnë ligj për anulimin e Ligjit për regjistrim dhe se deri tani janë mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime për anulimin e këtij ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat