Nisma për kongres në OBRM-PDUKM: Mickoski të jep dorëheqje tani

Maqedonia

Nisma për kongres në OBRM-PDUKM: Mickoski të jep dorëheqje tani

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së ka reaguar pas votëbesimit të qeverisë mbrëmjen e djeshme.

Ata kërkojnë sërish dorëheqje nga lideri aktual i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski. Nisma kritikon deklaratat e Mickoskit për posedim të shumicës parlamentare.

“Kryetari aktual Hristijan Mickoski duhet të vërë interesat e shtetit dhe partisë para interesave të tij dhe të lërë pozicionin që mban përpara se të bëjë dëm shtesë. Dje, çdo anëtar i ndershëm i OBDM-PDUKM-së priste triumf.

Të gjithë i besonin te kryetari aktual Mickoski, të gjithë pritën shumicën e re parlamentare, për të cilën ai thoshte se e posedon për votën e mosbesimit për Zoran Zaevin”, thonë nga Këshilli nismëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat