​11 viktima dhe 843 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

​11 viktima dhe 843 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni tw Veriut nga 3.519 teste të kryera janë regjistruar 843 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 333 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.110 raste, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, kurse 3.176 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 8.659 raste aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat