Zaev: Eksporti po rritet, vazhdon mbështetja për të gjitha veprimtaritë

Maqedonia

Zaev: Eksporti po rritet, vazhdon mbështetja për të gjitha veprimtaritë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:22
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk i shpërndau të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës sipas të cilave eksporti shënon rritje.

Zaevi shkroi edhe se vazhdon mbështetja për kompanitë eksportuese.

“Po rritet eksporti! Në kushte të pandemisë në janar të këtij viti kemi realizuar eksport më të madh nga janari i vitit 2020 kur në botë ende nuk ishin në fuqi masat restriktive për zbutjen e pasojave nga Kovid-19. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar të vitit 2021, është 32,5 miliardë denarë dhe shënon rritje prej 15,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Në janar të vitit 2021, shtoi Zaevi, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar vendi më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë.

“Vazhdon mbështetja për të gjitha veprimtaritë, si dhe për kompanitë eksportuese. Krahas uljes dhe heqjes së tarifave doganore, në dispozicion është edhe mbështetja financiare përmes themelimit të Fondit për Mbështetje të Kompanive Eksportuese në vlerë prej 10 milionë euro, i cili do të vendoset përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për produkte të lira për kompani të cilat pjesën më të madhe të prodhimtarisë së tyre e eksportojnë”, thekson kryeministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat