Dimitrov-Pahor: Dështimi eventual i negociateve me Maqedoninë do të ketë implikime rajonale

Maqedonia

Dimitrov-Pahor: Dështimi eventual i negociateve me Maqedoninë do të ketë implikime rajonale

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Vizita zyrtare në Lubjanë, zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov e rrumbullakoi me takimin me Kryetarin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor,.

Me të cilin në një atmosferë miqësore u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale të rajonit, njoftojnë nga Qeveria.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se dështimi eventual i BE-së në arritjen e konsensusit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ketë implikime rajonale dhe për këtë arsye është i nevojshëm hapi vendimtari rrugës euro- integruese, me çka do të jepet shkëndijë e re të politikës së zgjerimit”, thuhet në deklaratë.

Kryetari Pahor informoi Dimitrovin se me angazhimin dhe mbështetjen e tij të perspektivës evropiane për Maqedonisë së Veriut do ta riafirmojë në Samitin e ardhshëm Brdo Brioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat