Panovska- Stavridis: Vaksina kundër Covid-19 u krijua nga elita e ekspertëve botërorë

Maqedonia

Panovska- Stavridis: Vaksina kundër Covid-19 u krijua nga elita e ekspertëve botërorë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:43
Irina Panovska-Stavridis

Vaksina kundër Covid-19 është më e mira që i ka ndodhur globit gjatë vitit të kaluar, është shprehur Irina Panovska-Stavridis, drejtoreshë mjekësore e Klinikës Universitare të Hematologjisë, në emisionin “360 gradë” në Alsat.

Siç tha ajo, nuk ka vend për shqetësim sepse vaksinat janë krijuar nga ekspertët të shquar botërorë.

“Vaksinimi për Covid-19 është gjëja më e mirë që i ndodhi globit vitin e kaluar.

E gjithë elita botërore e ekspertëve është bashkuar dhe ka arritur të krijojë disa lloje të vaksinave në më pak se një vit, të cilat janë armët e vetme që njerëzimi mund të përdorë për t’u marrë me këtë murtajë moderne”, ka thënë Stavridis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat