Sot 32 viktima dhe 1.092 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 32 viktima dhe 1.092 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 5.569 teste, ndërsa janë regjistruar 1.092 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 452, Manastir – 85, Kumanovë – 80, Prilep – 49, Kavadar – 45, Veles – 41, Strumicë – 36, Ohër – 33, Tetovë – 30, Shtip – 27, Kërçovë – 22, Gostivar dhe Koçan nga 21 , Gjevgjeli – 18, Strugë – 15, Resnjë – 13, Radovish – 11, Dellçevë – 10, Dibër dhe Berovë nga 8, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Probishtip nga 7, Dojran – 6, Negotinë, Vinicë, Bogdanci dhe Demir Hisar nga 5, Vallandov, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 4, Demir Kapi – 3, Krushevë dhe Pehçevë nga 2, Kratovë – 1.

Sot u regjistruan 2003 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 32 viktima 10 nga Shkupi (91, 83, 65, 79, 2 persona me 74, 72, 70, 63 dhe 60), 2 pacientë të vdekur nga Kumanova (73 dhe 65), Prilep (90 dhe 81), Tetova (77 dhe 74), Gostivari (78 dhe 48), Kavadar (70 dhe 46), Gjevgjeli (66 dhe 61) dhe Vinica (67 dhe 64) dhe nga 1 pacientë i vdekur nga Manastiri (88), Berova (76), Velesi (81), Kriva Palanka (61), Negotinë (61), Ohër (81), Sveti Nikollë (70) dhe Shtip (64).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 141.157, numri i pacientëve të shëruar është 115.433, numri i vdekjeve është 4.182, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.542.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat