Në Shkup 109 vozitës të gjobitur, 30 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Në Shkup 109 vozitës të gjobitur, 30 për vozitje të shpejtë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara janë shqiptuar gjithsej 109 masa.

Mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 30, tre kundërvajtje që shkaktojnë vozitësit e motoçikletave, shtatë për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara.

MPB sot kumtoi se janë shqiptuar edhe katër sanksione për përdorim të telefonit celular, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër për tejkalim të parregullt, tre për kalim në dritë të kuqe dhe pesë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmëruan nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat