35 të vdekur e 890 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

35 të vdekur e 890 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:28
Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 35 persona ndërkaq janë shënuar 890 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.284 teste ndërkohë që numri total i vdekjeve ka shkuar në 4.357 viktima, që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë fituar edhe 1.024, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 120.707.

Numri aktual i rasteve aktive në këtë shtet është 19.937.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat