Maqedoni, në covid-qendrat ka 338 shtretër të lirë

Maqedonia

Maqedoni, në covid-qendrat ka 338 shtretër të lirë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:21
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar gjendjen me Covid-19 në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra kovid janë duke u mjekuar 1708 pacientë pozitivë me Covid-19.

Në Manastir janë duke u hospitalizuar 152 pacientë, në Shtip janë 91 pacientë, në Tetovë ka 37 pacientë, në Veles mjekohen 88 të infektuar, në Kumanovë ka 105 pacientë, në qendrën kovid në Gostivar mjekohen 46 pacientë, në Strugë 22 pacientë. Në Strumicë ka 95 pacientë të shtrirë në spitale, në Koçan 29, në Kërçovë 30, në Kavadar 57, kurse në Gjevgjeli ka 26 pacientë.

“Ka rreth 338 shtretër të lirë në qendrat kovid”, njoftuan nga MSH-ja.

Vlerësojnë, se gjatë ditës do të lirohen edhe shtretër të tjerë, për shkak se pacientë të tjerë lëshohen në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat