31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste infektimi dhe 31 viktima nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 145 909, ndërsa ai i viktimave në 4 388.

Institucionet shëndetësore raportuan edhe për 732 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 121 439 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 20 082.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat