VMRO-DPMNE-ja me propozim, të refundohen mjetet për Covid-19 nga klinikat private

Maqedonia

VMRO-DPMNE-ja me propozim, të refundohen mjetet për Covid-19 nga klinikat private

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:52
Kuvendi i Maqedonisë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE paralajmëroi se do të parashtrojë Propozim ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Me këtë propozim ligj, siç thonë, parashihet refundim i dallimit mes çmimit në spital privat dhe shtetërorë për qytetarët që janë mjekuar nga Kovid-19 në spitalet private.

Në mënyrë shtesë propozojnë që të gjithë pacientët që nuk mund të pranohen në spitalet publike, të shkojnë në spitale private ku do të mjekohen me çmimin e njëjtë si në ato shtetërore.

“Gjithashtu me plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, do të parashohim që qytetarët me sëmundje kronike dhe të tjera të cilët më shumë se gjashtë ditë janë në listën e pritjes për ndonjë operacion apo ndonjë intervenim në sektorin shtetërore mund të shkojnë në spital privat, ndërsa shërbimin ta paguajnë me çmimin si në sektorin publik.

Mijëra bashkëqytetarë tanë duhej të mjekohen në spitalet private për çka ishin të detyruar të paguajnë edhe më shumë se 15 mijë euro. Disa i japin paratë e fundit, disa morën kredi, disa mblodhën donacione”, deklaroi Petar Risteski nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat