Stoltenberg: Idetë për ndryshimin e kufijve s’janë të mira!

Maqedonia

Stoltenberg: Idetë për ndryshimin e kufijve s’janë të mira!

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:49
Pamje nga takimi

Njeriu i parë i NATO-së, Jens Stolltenberg nuk deshi të komentojë non-paper-in për shkak se siç thotë, dokument të tillë nuk ka parë, por për të ka dëgjuar vetëm nga mediat.

Megjithatë porositi se çfarëdo spekulimesh për ndryshimin e kufijve nuk kontribuojnë në stabilitetin në rajon. Stolltenberg këtë e theksoi në konferencën e përbashkët për media me Presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili është në vizitë disaditore në Bruksel.

 “Së pari nuk më takon mua që të komentoj diçka që nuk kam parë. Por, ajo që është më e rëndësishmja se çfarëdo spekulimesh në lidhje me ndryshimin e kufijve vetëm do të kontribuojnë ndaj pasigurisë dhe rrezikut për stabilitet në rajon. Andaj mendoj se çfarëdo spekulimesh për këtë nuk janë në ndihmë”, u shpreh Jens Stoltenberg – Sekretar i Gjeneral i NATO-s.

Presidenti Pendarovski theksoi se edhe paraprakisht ai shumë hapur dhe zëshëm ka thënë se këto janë ide të rrezikshme. Ai gjatë ditës së djeshme ka biseduar për këtë dokument edhe me persona të lartë nga BE, si dhe sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, me çka është bindur se askush nuk e mbështet idenë e tillë.

“Askush, do të doja të theksoja, asnjë Qeveri nuk e mbështet atë non-paper. Fakti që autori i këtij non-paperi nuk është i njohur, tërësisht qartë tregon se edhe ai është i turpëruar nga ideja e tillë”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me kontestin mes Bullgarisë dhe Greqisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stolltenberg i thirri të dy palët që të gjejnë zgjidhje. Çdoherë ka pasur dallime mes 30 vendeve aleate, por ne çdoherë angazhohemi që përmes dialogut të promovojmë bashkësi kur ekzistojnë dallime – theksoi ai.

Pendarovski ka dy ditë është në vizitë në Bruksel, vizitoi selinë e NATO-së, ku me njeriun e parë kanë biseduar për sfidat e Aleancës, posaçërisht për ato që vijnë nga Kina dhe Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat