Komuna e Çairit: Gjatë gjithë muajit do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë

Maqedonia

Komuna e Çairit: Gjatë gjithë muajit do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Çairit thuhet se gjatë gjithë muajit maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

“Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Ata shtojnë se i gjithë ky proces mund të realizohet edhe në shkollën përkatëse ku prindit do ti caktohet termini për dorëzimin e dokumenteve dhe realizimin e intervistës ndërsa prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.

“Bëjmë deri te të gjithë palët e përfshira në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) për vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik! Komuna e Çairit ju dëshiron proces të lehtë dhe të suksesshëm të regjistrimit të fëmijëve tuaj në vatrat e dijes”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat